Raporte të ndryshme sugjerojnë që depozita e fundit prej 100 milionë euro nga ‘Sino Europe Sport’ për blerjen e Milanit nuk ka arritur, por pagesa do të kryhet deri të hënën.
Pas një tjetër shtyrje për finalizimin e marrëveshjes që ishte vendosur më 3 mars, kompania kineze ka pranuar të paguaj depozitimin e tretë prej 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Kjo shumë e të hollave supozohej të arrinte sot (e enjte), por mediat italiane raportojnë që të hollat nuk janë larguar ende nga Kina.
Megjithatë, fondet do të arrijnë nesër ose më së fundmi deri të hënën./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...