KF Tirana zhbllokon merkaton, merret vesh me FIFA-n

17:58 | 8 Janar 2021

Tirana ia del ta zhbllokojë merkaton. Klubi nga kryeqyteti i Shqipërisë bëri me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se pas disa orësh bisedime me FIFA-n, kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë të regjistrojnë lojtarë të rinj për këtë sezon.

Para katër ditëve, Tirana u njoftua për vendimin e FIFA-s, që e bllokonte merkaton e kryeqytetasve në afatin kalimtar të janarit. për shkak të një detyrimi prej 200 mijë eurosh ndaj ish-lojtarit të bardhebluve Moktar Cise.

Tirana bëri me dije se në këtë histori me sulmuesin nga Kongo ishte vetëm palë e tretë.

Njoftimi i klubit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara