Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka falënderuar trajnerin e ‘Los Blancos’ Zinedine Zidane për besimin që ka pasur tek ai.
“Fillova sezonin i lënduar, më pas ishte vështirë për tu rikuperuar”, u tha fillimisht Navas gazetarëve, transmeton portali arbresh.info. “Doja që kjo të ishte e lehtë por nuk ishte ashtu. Tani ndihem më shumë i forcuar në futboll dhe në nivelin shpirtëror”
“Dua të falënderojë Zinedine Zidanen, dhe mënyra e vetme për të shpaguar atë është të luaj sa më mirë që është e mundur që vendimet e tij të përmbushen”
“Të gjithë duan kur dikush i mbështetë ata në momente të vështira, veçanërisht bashkëlojtarët me të cilët je aty çdo ditë. Të shikosh që ata kurrë nuk dyshojnë në ty është diçka që të motivon”
Raportet e fundit sugjerojnë që Real Madridi i ka dhënë fund interesimit në portierin e Manchester United, David De Gean, gjë që i siguron vazhdimin në klub Kelor Navasit edhe sezonin e ardhshëm./arbresh.info
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës