Sonte janë luajtur duelet e radhës në Ligen e Kampionëve.
Lexo edhe:
Mbrëmë ishin Juventusi dhe Bayerni dy skuadrat e para që siguruan kalimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjeve të luajtura sonte janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.
Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Ajaxin që tani matematikisht janë kualifikuar.
Liverpooli pas katër xhirove të para prin në grupin B me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendin e dytë duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.
Ajaxi poashtu ka pikët e plota në grupin C 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë ekipet tjera që do t’iu bashkohen Juventusit, Bayernit, Liverpoolit dhe Ajaxit. /Lajmi.net/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...