Chelsea mund të mos jetë skuadra e vetme e madhe e dënuar nga institucionet e futbollit.
Të premten FIFA ka publikuar vendimin me të cilin njoftoi se ka dënuar Chelsea për thyerjen e rregullave në transferimin e lojtarëve të rinj, në pjesën më të madhe atyre nën moshën 18 vjeçare.
Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ nuk do të ketë drejt transferimi të lojtarëve për dy afatet e ardhshme kalimtare.
Skuadra tjera të mëdha që rrezikojnë të dënohen, janë edhe PSG dhe Manchester City.
Të dy këto skuadra akuzohen për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.
PSG dhe Manchester City mund të dënohen me ndalim pjesëmarrje në garat evropiane, gjë e cila do të detyronte këto dy skuadra t’i largonin yjet kryesor të skuadrave për të përballuar shpenzimet.
Këto dy skuadra janë pjesë e Ligës së Kampionëve, dhe me mundësi të mira për të kaluar në çerekfinale.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...