Janë bërë zyrtare emrat e top 10 lojtarëve në çmimin e Topit të Artë.
Ka mbetur më pak se një orë e gjysmë para se të zgjidhet fituesi i Topit të Artë, transmeton portali arbresh.info.
Tre kandidatët kryesorë janë mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Për holandezin është hera e parë që zgjidhet një ndër tre kandidatët kryesorë, ndërsa argjentinasi me portugezin kanë arritur të fitojnë nga pesë herë këtë çmim.
Goal në Twiiter ka publikuar 10 emra në radhën alfabetike:
Alisson Becker,
Robert Lewandowski,
Riyad Mahrez,
Sadio Mane,
Kylian Mbappe,
Lionel Messi,
Cristiano Ronaldo,
Mohamed Salah,
Bernando Silva,
Virgil van Dijk.

Kujtojmë që ceremonia e çmimeve fillon në ora 20:30./arbresh.info.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë