15:20: E FUNDIT: Rezulton i rrejshëm alarmi për bombë në Kiev
14:39: Stacionet si Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenana dhe Heroiv Dnipra janë mbyllur të gjitha pas disa thirrjeve anonime për paralajmërim që stacionet mund të shkatërrohen.
Pesë stacionet e lartpërmendura në Kiev janë evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë, raporton agjencia ukrainase e lajmeve ‘Interfax’, transmeton portali arbresh.info.
Sipas policisë në Kiev, disa thirrje anonime ishin pranuar duke paralajmëruar kështu se pesë stacionet si Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra do të shkatërrohen.
Stacionet janë mbyllur tani dhe kontrollimi i pasagjerëve është duke u kryer.
Ky kërcënim ka ndodhur derisa mijëra tifozë të futbollit janë në qytet për finalen e sotme (e shtunë) të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit./arbresh.info/
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...