Klubi i basketbollit Trepça është mjaft aktiv kohëve të fundit.
Krahas përforcimeve, klubi mitrovicas po merret edhe me infrastrukturën dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ndeshje basketbolli.
“Xehetarët” sot e kanë bërë një hap përpara duke e prezantuar risinë e radhës.
Në fakt, klubi buzë Ibrit ka njoftuar se e ka ndërtuar tribunën VIP, e cila do t’ju krijojë komoditet të shtuar të gjithë atyre që e posedojnë biletën vjetore VIP.
Mitrovicasit synojnë të jenë protagonistë në basketbollin kosovar në edicionin e ri, por të kenë paraqitje dinjitoze edhe në garat evropiane.
Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit të gjelbër në rrjetet sociale.
Mbi 2 mijë viktima në protesta/ Von der Leyen: BE do të vend...
Komuna e Prishtinës siguron banesa me qira për familjet e pr...
“Më njeh, flasim në telefon”, Limi diskuton me Dolcen për dj...
Prishtinë: Mbi 11 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit...
Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 202...
Çështja e presidentit, Abdixhiku: Ka plot kandidatë konsensu...