Katër vjet nga dita kur Xhaka dhe Shaqiri tmerruan Kombëtaren e Serbisë në Rusi

10:55 | 22 Qershor 2022
KRG

Me këtë datë, para katër vite, në kampionatin Botëror “Russia 2018”, Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të shënojë fitore ndaj Serbisë me rezultat 2-1.

Dy golat për zviceranet, arritën t’i shënojnë kosovarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Golin e parë të ndeshjes, arriti ta shënojë Mitrovic, por dy “shqiponjat”  arritën ta përmbysin rezultatin.

Në minutën e 52-të, Granit Xhaka arriti ta shënojë golin e barazimit, ndërsa në minutën e fundit, Xherdan Shaiqiri vulosi fitoren për Kombëtaren e Zvicrës, përcjell arbresh.info.

Çka është më e veçanta, është festimi i golit nga të dy kosovarët, të cilët vendosen ta festojnë golin duke  e bërë shqiponjën.

Pas kësaj feste të zjarrtë nga kosovarët, Federata e Futbollit të Serbisë ka parashtruar një ankesë në drejtimin e UEFA-së duke e konsideruar festimin e golit si provokim ndaj tyre, ku  shtëpia e futbollit ka vendosur t’i dënojë me nga një gjobë dy kosovarët por edhe Lichtsteiner  u gjobit pasiqë edhe ai vendosi të festojë golin e tyre  duke e bërë shqiponjën. / arbresh.info/

Këtu mund të gjeni rastet dhe golat e shënuara në këtë ndeshje: Video

Shpërndaje në rrjete sociale