Sulmuesi i Stoke Cityt, Bojan Krikic raportohet se ka ngjallur interesim te katër klube spanjolle edhe pse nuk ishte në formë të mirë sezonin e kaluar te klubi në Premierë Ligë.
Pas rikuperimit nga lëndimi, spanjolli dështoi për të mbajtur pozitën nën udhëheqjen e trajnerit Markh Hughes gjatë sezonit 2016/17, transmeton portali arbresh.info.
Në përgjithësi, ai ishte pjesë e nëntë ndeshjeve brenda të cilave shënoi tri gola.
Sipas ‘Radio Marca’, Real Betisi është duke kërkuar nënshkrimin e tij nëse Bojan vendos të largohet nga Stoke City derisa edhe klubet e tjera si Las Palmas, Valencia dhe Espanyol janë gjithashtu të interesuara.
Besohet që Betis është duke kërkuar transferimin e lojtarit në formë huazimi./arbresh.info
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju