
Karim Benzema është kritikuar ashpër së fundmi
Karim Benzema, ka reaguar ndaj kritikave që ish përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, ia ka bërë atij.
Në një intervistë për revistën franceze “Les Inrockuptibles”, numri nëntë i Real Madridit ka thënë se nuk e pranon kritikat nga ish-futbollistët që kanë përfunduar në gazetarë,
Lineker ka thënë se Benzema është i mbivlerësuar dhe se numri i paket i golave për një skuadër si Real Madridi është asgjë e veçantë.
Por, Benzema thotë se i vjen keq për Linekerin.
“E kam të vështirë t’i pranojë kritikat nga ish-futbollistët që janë bërë gazetarë dhe të cilët shpërndajnë urrejtje. Edhe ata kanë pasur vështirësitë e njëjta, por nuk shfaqin solidaritet. Më vjen keq për të, vërtet”, ka thënë Benzema.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë