14 karateistë të kombëtares tonë kanë garuar gjatë fundjavës në garën Karate 1 Series A për senior, të mbajtur në Salzburg të Austrisë.
Suksesin më të madh e arriti Albulena Gërvalla, e cila javë më parë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21.
Gërvalla në Salzburg, zuri vendin e nëntë nga 104 garuese, në kategorinë deri në 55 kilogramë.
Ajo shënoi tri fitore, një në garat e rregullta, ndërsa dy në repesazh.Tri fitore realizoi edhe Alvin Karaqi, i cili mbetet në garë për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020.
Ai në kategorinë -84 kg u ndalë në luftën e katërt.Sukses të njëjtë shënoi edhe Valdrin Rashiti (-67 kg), që realizoi tri fitore.
Durim Haziri (+84 kg) shënoi dy fitore, ndërsa me nga një fitore e mbyllën garën Elona Kolgeci (-61 kg) dhe Donita Elshani (-68 kg). Garuesit tjerë pësuan humbje në luftën e parë. Herolind Nishevci nuk mori pjesë në këtë garë.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...