Barcelona e ka të qartë se do të ketë shumë pak hapësirë për manovrim në merkaton e transferimeve të verës së ardhshme, ndaj “blaugranat” po planifikojnë disa transferime falas. Mes shumë lojtarëve në skadencë është edhe N’Golo Kanté, një nga lojtarët më të vlerësuar nga bordi drejtues, zona sportive dhe stafi teknik, pavarësisht dëmtimeve të sezoneve të fundit, që e detyruan të humbasë edhe Botërorin.
Ai është një lojtar ekspert dhe sipas “Sport.es” negociatat jaë në fazë të avancuar, madje francezi thuhet se ka kërkuar një parakontratë në janar për të planifikuar të ardhmen e tij së bashku me familjen.
Negociatat u drejtuan drejtpërdrejt nga drejtori sportiv, Mateu Alemany, i cili studioi alternativa të ndryshme mes lojtarëve të lirë. Në rastin e Kante, bisedat kanë qenë pozitive, ndonëse Barça nuk ka vendosur ende për ta kryer lëvizjen./SS/
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...