Bayern Munich shënoi fitoren të thellë në “Allianz Arena”, me rezultat 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë performancë të shkëlqyer bëri Harry Kane i cili realizoi katër gola.
Kane serinë e golave e nisi në minutën e 19-të, falë një penalltie.
Golin e dytë, anglezi e realizoi në minutën e 57-të pas një asistimi nga Kimmich.
Për të kompletuar hattrickun, ish-sulmuesi i Tottenhamit realizoi sërish nga penalltia, në minutën e 73-të.
Kurse pesë minuta më vonë kompletoi ‘pokerin’, me një tjetër realizim nga 11-metërshi.
Falë këtij katër golëshi ai u bë golashënuesi më i mirë anglez në histori të Ligës së Kampionëve, me 33 gola.
Gjithashtu ai ka shënuar 53 gola në 50 ndeshje me klubin gjerman./Gazeta Express
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë