Përfaqësuesja e Tunizisë ka befasuar në ndeshjen e fundit të Grupit D duke mposhtur Francës me rezultat 1-0 në kuadër të Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Didier Deschamps kishte vendosur të ndryshonte thuajse gjithë skuadrën në një ndeshje të parëndësishme për Francën e kualifikuar tashmë, por kjo bëri që ata të pësojnë humbje nga Tunizia.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Tunizinë me konkrete në raste.
Tunizia në fakt gjeti edhe golin në minutën e tetë me anë të Nader Ghandri, por u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, Franca ishte skuadër dukshëm më e mirë shkaku edhe i disa ndryshimeve, por vetëm Tunizia gjeti golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 58-të me anë të Wahbi Khazri, i cili shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur individual dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Tunizia e sheh veten në pozitën e tretë me katër pikë dhe kështu eliminohet nga Kupa e Botës, ndërsa Franca kualifikohet nga vendi i parë me gjashtë pikë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...