Kalimi i Eden Hazard te Real Madrid, mund të mos ndodh kurrë. Kështu së paku ka deklaruar babai i futbollit belg.
Largimi i trajnerit Zidane, duket se i ka ulur gjasat e kalimit të Eden Hazard në Real Madrid.
Babai i lojtarit mendon se me Zidane, punët do të ishin ndryshe. Largimi i francezit, sipas babait të Hazard, është një arsye që mund ta stopoj kalimin e djalit të tij në radhët e “Los Blancos”.
“Nuk e di pse nuk u bë më herët transferi. Ndoshta ata kanë një “rregull” që i’u japin më shumë hapësirë të rinjëve. Eden ka edhe një vit kontratë me Chelsea. Me Zidane mund të ishte më ndryshe” është shprehur, Thierry, babai i lojtarit.
Eden Hazard është admirues i legjendës franceze dhe arritjeve të tij si trajner dhe lojtar.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë