Media të shumta në Itali raportojnë se Juventus tani ka arritur marrëveshje për transferimet e Nico Gonzalez dhe Francisco Conceicao, duke e forcuar dukshëm fazën sulmuese.
Bianconerët kanë rënë dakord fillimisht për argjentinasin, për të cilin do të paguajnë 38 milionë euro. Juventusi do të paguajë 32 milionë euro dhe deri në 6 milionë euro bonuse. Sky Sport Italia raporton se kjo shifër mund të rritet në 39 milionë euro.
Kjo nuk është shumë larg çmimit prej 40 milionë euro që Fiorentina kishte kërkuar fillimisht.
Nico Gonzalez tashmë ka rënë dakord për një kontratë në vlerë 3.5 milionë euro në vit.
Juventusi po ashtu ka ka përfunduar me sukses negociatat me Porton për afrimin e Francisco Conceicao, i cili vjen te Bianconerët me formulën e huazimit në vlerë 7 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse. Nesër portugezi do të jetë në Torino për vizita mjekësore.
Sezonin e shkuar me Spotringun, sulmuesi bëri 43 paraqitje dhe shënoi 8 gola, duke u ftuar nga Portugalia për miqësoret në mars dhe qershor dhe më pas për Kampionatin Evropian. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit