Juventusi është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe rrezikon të detyrohet ta shesë Cristiano Ronaldon, nëse dështon ta arrijë kualifikimin.
Pas humbjes së thellë 3:0 kundër Milanit të dielën, Juve bie në vendin e pestë në tabelën e Serie A, me një pikë më pak se vendi i katërt, Napoli.
Pa pjesëmarrje në garën më prestigjioze, të ardhurat e klubit do të shënojnë rënie të madhe.
Prandaj, mediat italiane raportojnë se gjiganti italian do të detyrohet t’i ndajë rrugët me superyllin portugez nëse e mbyll sezonin jashtë top katërshes në Serie A.
Por ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit do të largohet nga Juventusi, gjithsesi, pasi ai nuk dëshiron të luajë në një skuadër e cila nuk bën gara në Ligën e Kampionëve.
Menaxherit të tij do t’i duhet të bëjë kompromise, megjithatë, sepse asnjë klub nuk mund ta përballojë pagën e tij të lartë.
Ronaldo i ka shënuar 27 gola në Serie A deri tani këtë sezon dhe mund ta ndihmojë zonjën e vjetër të kualifikohet, pasi kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund. Por jo gjithçka varet nga Juventusi. /Gazeta Express/
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...