Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka marr një dëmtim të vogël të kofshës duke luajtur për Portugalinë.
Pas dëmtimit u hodhën dyshime se Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Kjo pasi ai e la në mes ndeshjen ku Portugalia barazoi 1-1 me Serbinë të hënën.
Megjithatë, një raport mjekësor në faqen zyrtare të Juventusit e konfirmoi se testet kanë treguar vetëm një “dëmtim të vogël” të sulmuesit.
Tashmë mbete pothuajse e konfirmuar që ai do të jetë gati për ndeshjen në Amsterdam.
Megjithëse ndalesa e tij nuk duket të jetë serioze, portugezi do t’iu nënshtrohet më shumë testeve sapo të kthehet në Torino, që të përcaktohet koha e tij e rikuperimit.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...