Oferta prej 27 milionë funta nga Evertoni për të nënshkruar me talentin Moise Kean është refuzuar nga Juventusi.
Kean, i cili ishte pjesë e të rinjve te Juventusi që nga viti 2010, ka impresionuar vëzhguesit gjatë fundit të sezonit 2018/19 duke shënuar gjashtë gola në Serie A për t’i ndihmuar kështu “Zonjë së Vjetër” të sigurojë titullin e tetë radhazi, transmeton portali arbresh.info.
Marco Silva është në merkato për një tjetër sulmues pasi të dy – Cenk Tosun dhe Dominic Calvert-Lewin dështuan për të prodhuar performanca konsistente në pozitat frontale sezonin e kaluar.
Bazuar në një raport nga La Gazzetta dello Sport, shpresat e Evertonit për të siguruar nënshkrimin me një top sulmues kanë pësuar goditje pasi Juventusi refuzoi ofertën 27 milionëshe të klubit në Premierë Ligë për talentin e ri italian.
19-vjeçari, i cili bëri debutimin në Itali në fillim të këtij viti, raportohet të ketë tërhequr vëmendjen edhe të Ajaxit në këtë merkato.
Evertoni deri tani gjatë kësaj merkato ka siguruar shërbimet e mesfushori Andre Gomes nga Barcelona për 22.5 milionë funta dhe shërbimet e portierit Jonas Lossl falas nga Huddersfield Town./arbresh.info/
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...