Juventusi mund të shkruajë historinë në Serie A këtë javë, duke u bërë skuadra e parë që e fiton titullin në këtë fazë, por për ta arritur këtë kanë nevojë për dy rezultate.
‘Zonja e Vjetër’ thjesht duhet ta mund Milanin të shtunën në ndeshjen që fillon nga ora 18:00, ndërsa të shpresojë në humbjen e Napolit nga Genoa të dielën, për t’u kurorëzuar me titullin e tetë radhazi në Serie A.
Edhe pse janë edhe 21 pikë në lojë, Juventusi mund të fitojë titullin shkaku i avantazhit në përballjet direkte me Napolin.
‘Bianconerët’ këtë sezon kanë arritur 26 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje, duke krijuar një distancë prej 18 pikëve me vendin e dytë.
Por, edhe nëse Napoli fiton ndaj Genoas, Juventusi titullin mund ta marrë në xhiron tjetër në shtëpi, kur pret Spalin.
Titulli i Juventusit këtë sezon, do të jetë i veçantë për Massimiliano Allegrin, për të cilin do të jetë titulli i pestë radhazi në Serie A.
Por, trajnerit italian i duhen edhe dy sezone për të barazuar Giovanni Trapattoni, që mban rekordin me shtatë tituj radhazi në Serie A.
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave...
Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pa...
Kosovari në Zvicër nga shpejtësia shkaktoi vetaksident, mëso...
Kasami: Presidenti Bajram Begaj të shtunën do të vizitojë Te...
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për...