Gianluiggi Donnarumma vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit për portën.
Zonja e Vjetër prej kohësh e ka në listën e dëshirave portierin italian, por pa mundur deri më tani t’i siguroj shërbimet e tij.
Këtë fillim edicion portieri polak Wojciech Szczesny ka dëshpëruar me paraqitjet e tij dhe torinezët po këmbëngulin për ta përforcuar portën në janar.
Nga ana tjetër edhe Donnarumma nuk është shumë i lumtur në kryeqytetin francez, sidomos pas rastit që i ndodhi kur në shtëpinë e tij u futën hajdutët.
Tuttosport ka raportuar se Juventus është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për transferimin e Donnarummas në ‘Allianz Stadium’.
Kjo ofertë mund ta bind PSG-në të heqë dorë nga Donnarumma, pasi italiani nuk konsiderohet më i pashitshëm nga PSG. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...