Juventusi ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth shitjes së Cristiano Ronaldos te Manchester United.
Para pak ditësh, Djajtë e Kuq njoftuan se kanë transferuar portugezin nga Zonja e Vjetër, derisa nga ana e këtyre të fundit nuk kishte asnjë reagim.
Por, Juventusi lëshoi një njoftim në lidhje me kalimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë te Manchester United.
“Më 10 korrik 2018, dy ikona të botës evropiane dhe të futbollit u bashkuan – Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventusit. Sot, pas tre vitesh së bashku dhe 133 paraqitje, 101 gola të shënuar dhe pesë trofe të fituar, atij kapitulli i ka ardhur fundi…. Rrugët e CR7 dhe Juventus janë ndarë”, thuhet fillimisht në njoftimine Biankonerëve.
“Atë ditë në korrik, kur Cristiano mbërriti në Torino, ndjenja elektrike e atyre ditëve të mrekullueshme mund të ndihej përmes ajrit. Tifozët e Juventusit e mirëpritën CR7 si një mbret, të etur për ta parë atë në fushë dhe për të brohoritur me të. Ishte një histori e madhe”.
“E para e tij na la të impresionuar: dalja e parë në Villar Perosa, ku u bashkuan tradita dhe dëshira për të shkruar një të ardhme të mrekullueshme, ndeshja e parë zyrtare në Verona kundër Chievos, dhe natyrisht, goli i tij i parë, festimi i parë “Siuuu” që bëri jehonë rreth Stadiumit Allianz kundër Sassuolo. Pastaj, ishin trofetë e parë të fituar së bashku: Superkupa e parë, e vendosur padyshim nga ai, titulli i parë Scudetto, dhe këtë vit, Kupën e parë Italiane. Por kjo nuk është e tëra, ai gjithashtu përfundoi për herë të parë në Itali si golashënuesi më i mirë i ligës. Pastaj ishin rekordet e thyera – shumë prej tyre”, thuhet më tej në njoftim.
Juventus says goodbye to @Cristiano.
— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus politik për...
Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “moment...