Donyell Malen mund të transferohet te Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi i talentuar holandez është dëshirë e shumë klubeve evropiane, por së fundmi është raportuar se Juventusi ka marrëveshje me të.
Calciomercato ka raportuar se kampioni në fuqi i Italisë ka një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mino Raiola për transferimin e holandezit në Serie A.
22-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e PSV Eindhoven, ku në 28 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk do ta transferojë holandezin në janar, por marrëveshja me Raiolan është që Malen t’i bashkohet Juventusit në verë.
Tani i mbetet dy ekipeve të gjejnë një gjuhë të përbashkët për çmimin e lojtarit.
Por duket se PSV Eindhoven nuk e ka ndërmend të ulë kërkesat financiare, pasi dëshiron 40 milionë euro për yllin e tyre.
Vlen të theksohet se për Malen interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Arsenal. /Telegrafi/
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...