“Bianconeri” janë të interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, të cilit në këmbim ia ofrojnë Douglas Costan.
Juventusi po i mendon të gjitha mënyrat për të arritur deri tek Gabriel Jesusi, shkruan portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
“Bianconeri” e shohin sulmuesin e Manchester Cityt si pasardhës ideal të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino.
Dhe, për të ardhur deri tek përfaqësuesi brazilian, kampioni aktual italian po mendon ta futë në marrëveshje Douglas Costan.
Mesfushori brazilian kishte luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës në Bayern Munich.
Për këtë, të dy mund të bashkohen prapë, por kësaj radhe në “Etihad Stadium”.
Nga ana tjetër, Jesus mund të përfundojë në “Allianz Stadium”.
Natyrisht, Bardhezinjve iu nevojitet të shtojnë edhe para krahas kartonit të Costas për të arritur deri tek sulmuesi i rrezikshëm.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...