Juventusi dhe Atalanta ndajnë pikët

22:44 | 22 Janar 2023

Juventusi ka barazuar 3-3 me Atalantën në shtëpi, në duelin që u zhvillua në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, Ademola Lookman kaloi mysafirët në epërsi, me një asistim të Jeremie Bogas.

Por, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 nëpërmjet Angel Di Marias (25’), me argjentinasin që realizoi nga penalltia.

Në minutën e 34-të, Juventusi kaloi në epërsi, kur Fagioli asistoi për Aradiusz Milik, për rezultatin 2-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më spektakolare, me dy skuadrat që vazhduan me shënimin e golave.

Fillimisht, Atalanta barazoi shifrat në 2-2, kur Lookman asistoi te Maehle në minutën e 46-të.

Lookman (53’), bashkëpunoi sërish me Bogan, ku e rikthyen epërsinë, për ta ndezur edhe më shumë ndeshjen.

Mirëpo, Di Maria asistoi te Danilo në minutën e 65-të, për rezultatin 3-3, duke bërë të ditur se do të shkojnë deri në fund për pikët maksimale.

Por, dy skuadrat në fund morën një pikë, ndërsa Binakonerët do të tentojnë të rikthehen në top katërshe, pas dënimit me 15 pikë nga federata italiane për keqpërdorime financiare.

Pas javës së 19-të, Juventusi gjendet në vendin e nëntë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të përballen me Monzan.

Shpërndaje në rrjete sociale