Matthijs de Ligt duket se është i destinuar për t’u larguar nga “Zonja e Vjetër”. Pas interesimit të Chelsea-t, orët e fundit në sulm për qendërmbrojtësin është hedhur edhe Bayerni i Munichut, që sipas raportimeve të gjermanëve ka marrë “ok”-in e holandezit për transferimin.
Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i de Ligt, deri 100 milionë euro, edhe pse duket shumë e vështirë që klubet e mëdha t’i afrohen kësaj shifre.
Madje po kjo gazetë shpjegon se drejtuesit e bardhezinjve kanë edhe një plan konkret për shpenzimin e kësaj shume në merkato.
Synohen dy mbrojtës, Gabriel Magalhães i Arsenalit dhe Benoit Badiashile i Mónacos, një qendërmbrojtës, i cili mund të jetë Leandro Paredes i PSG-së dhe një sulmues, Nicolò Zaniolo i Romës i Romës.
Kuptohet që shitja e mundshme e de Ligt do të zhbllokonte merkaton në hyrje të “Zonjës së Vjetër”, që me sa duket thjesht pret të arkëtojë maksimalisht nga largimi i holandezit për të plotësuar nevojat në të gjitha repartet./SS/
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë