Juventus është i interesuar për të transferuar yllin e Tottenham, Harry Kane.
Kampioni i Italisë nuk është i lumtur me kualitetin e Gonzalo Higuain, andaj në verë do sjellë një tjetër qendërsulmues, transmeton portali arbresh.info.
I pari në listë që shihej si zëvendësimi adekuat i argjentinasit, ishte sulmuesi i Inter që momentalisht është huazim te PSG, Mauro Icardi, por “Zonja e Vjetër” ka kthyer sytë ka anglezi.

Sipas Goal, Juventus do bëjë çmos për ta sjell Kane në Torino, pasi thuhet se lojtari do të largohet nga klubi nëse dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Në garë për Harry Kane është edhe Real Madrid që ka shfaqur interesim që disa vite, por Spurs nuk e kanë lejuar të largohet./arbresh.info.
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...