Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi mund të rikthehet në Itali gjatë verës dhe janë dy mënyra shkëmbime që mund ta sjellin argjentinasin te Juventus.
Sipas SportMediaset, “Bianconerët” janë duke konsideruar të bëjnë ofertë për Icardin, dy vite pasi u transferua në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.
Kalimi i Icardit te “Parisienët” u bë zyrtar në korrikin e vitit 2020 ku nënshkroi kontratë katërvjeçare, por mediat raportojnë se mund të përfundojë në “Allianz Stadium”.
E ardhma e CR7 mbetet në dyshime, ky i fundit është duke luajtur te Kombëtarja e Portugalisë, por mund të përdorët si pjesë shkëmbimi.
Arthur Melo është lojtari tjetër që mund të shkëmbehet me argjentinasin.
Në rast që Ronaldo largohet në verë, Juventus thuhet se do fokusohet te transferimi i Icardit ose Dusan Vlahovic./Lajmi.net/
Prokuroria cakton arrest shtëpiak për Grubin
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...
Dyshja shqiptare që luajnë në Kosovë, ftohen nga Maqedonia e...