Juventusi ka vazhduar serinë e fitoreve në Serie A duke fituar thellë edhe kundër Udineses.
“Zonja e Vjetër” fitoi bindshëm me rezultat 4 me 1 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Talenti Moise Kean, i cili realizoi dy golat e para të skuadrës së Max Allegrit, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 19-vjeçari është vlerësuar me notën 9.1 për paraqitjen e tij të shkëlqyer në Allianz Arena.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe yjet si Emre Can (7.9), Bentancur (8.7) dhe Blaise Matuidi (7.7).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i skuadrës mysafire, Musso (5.2)./arbresh.info/

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale