Juventusi është i gatshëm të sakrifikojë Paulo Dybalan për të nënshkruar me yllin e PSG-së, Kylian Mbappen, gjatë verës.
Bazuar në raportet në Francë, PSG do të shes Mbappen ose Neymarin gjatë verës dhe “Zonja e Vjetër” është shumë e interesuar për të nënshkruar me fituesin e Kampionatit Botëror 2018, transmeton portali arbresh.info.
Siç shkruan ‘La Repubblica’, ndikimi ekonomik për nënshkrimin me Mbappen nuk do të jetë aq madhështor si i Ronaldos. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka zbuluar disa muaj para se ata të nënshkruanin me Cristiano Roanldon se objektivi i Juves është nënshkrimi me një “CR7 25-vjeçar”. Pra, një top lojtar në kulm të karrierës së tij.
Mbappe i përshtatet këtij përshkrimi dhe nuk do të ishte aq i shtrenjtë sa Ronaldo sepse 20-vjeçari nuk ka ndonjë agjent të madh që kërkon bonuse të mëdha dhe nuk ka gjithashtu marrëveshje madhështore me sponsorë përveç atyre me Nike dhe Hublot.
Bazuar në gazetën e lartpërmendur, Mbappe është shënjestra tjetër madhështore nga Juventusi dhe do të arrijë në Torino nëse “Zonja e Vjetër” shet Dybalan për të paktën 100 milionë euro./arbresh.info/
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares