Juventusi dhe Lecce kanë ndarë pikë në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat luajtën në Via del Mare në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A dhe ndanë pikët me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Paulo Dybala dërgoi në avantazh skuadrën e tij me goditjen nga penaltia në minutën e 50′, por në të njëjtën mënyrë gjetën portën e skuadra nikoqire.
Marco Mancosu pas vetëm gjashtë minuta barazoi gjithçka për 1 me 1 nga pika e bardhë.
Juventusi tani rrezikon pozitën në krye të tabelës me 23 pikë, dy më pak se Interi me një ndeshje më pak, ndërsa Lecce qëndron vetëm dy pikë larg zonës së dëbimit./arbresh.info/
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...