Edhe pse me një mendje në Ligë të Kampionëve, Juventusi me një fitore të thellë ka bërë një hap tjetër drejtë titullit në Serie A mbrëmjen e sotme (e premte).
Kampioni në fuqi i Italisë mposhti me rezultat të thellë 4 me 1 skuadrën e Udineses në takimin e zhvilluar si nikoqir në Allianz Arena në kuadër të xhiros së 27-të, shkruan portali arbresh.info.
Talenti i ri Moise Kean ishte pjesë e linjës startuese në mungesë të Cristiano Ronaldos, Mario Mandzukic dhe Paulo Dybalas duke shfrytëzuar këtë shans për të shkëlqyer. Një gjë të tillë edhe e bëri duke shënuar dy gola (11′) (39′) për të dërguar nikoqirët në pushime me një epërsi prej 2 me 0.
Emre Can trefishoi epërsinë me anë të penaltisë pas më shumë se një ore lojë, ndërsa goli tjetër nga skuadra e Massimiliano Allegrit u realizua me kokë nga Blaise Matuidi.
Golin e nderit nga mysafirët e shënoi Kevin Lasagna në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Juventusi tani ka 75 pikë në krye të tabelës, 19 më shumë Napoli si rivali më i afërt, ndërsa Udinese qëndron në pozitën e 15-të me vetëm 25 pikë./arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës