Juventusi vazhdon të insistojë në sigurimin e shërbimeve të mesfushorit të talentuar Sandro Tonali.
‘Bianconerët’ janë të etur të fitojnë garën me Interin dhe Chelsean për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.
18 vjeçari i cili po cilësohet si ‘Pirlo’ i ri në futbollin italian, ka magjepsur të gjithë me paraqitjet e tij te Brescia në Serie B.
Sipas Tuttsport, Juventus po kërkojnë vetëm të sigurojnë kartonin e tij, për ta dërguar sërish huazim te Brescia, që ai të vazhdojë të fitojë përvojën e duhur, përcjell ‘lajmi.net’.
“Pirlo i ri’ së fundi ka pranuar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Italisë, dhe shihet si një yll i ardhshëm në futbollin evropian.
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...