Manchester United ka informuar zyrtarët te Juventusi se ata janë të gatshëm për të shitur mesfushorin Paul Pogba.
Drejtorët e Juves, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved kanë qenë në Londër që nga e shtuna duke punuar në transferime, përfshirë këtu edhe marrëveshjen për Pogban, transmeton portali arbresh.info.
Tuttosport raporton se United i ka treguar Juves se ata janë të përgatitur për të shitur francezin për 150 milionë euro.
United insiston për të marrë të holla në kesh, por “Zonja e Vjetër” ka shpalosur idenë për të përfshirë në shkëmbim lojtarët si Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic.
Agjenti i Pogbas, Mino Raiola është gjithashtu në Londër duke u përpjekur për të realizuar marrëveshjen ndërkohë që është e ditur se mesfushori kërkon largimin këtë muaj nga Old Trafford./arbresh.info/
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër