Juve dhe Milan ndajnë pikët, mbyllet ndeshja barazim

22:49 | 19 Shtator 2021

Juventus dhe AC Milan kanë barazuar në kuadër të xhiros së katërt në Seria A.

Pavarësisht lojës së bukur ofensivë, rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Pas vetëm katër minutave lojë, Juventus nisi një kundëraksion të shpejtë, ku Paulo Dybala asistoi për Alvaro Moratan, që asistoi portierin dhe realizoi për 1-0 (4′).

Dy skuadrat tutje, provuan, mirëpo ishin të pasuksesshme në këtë pjesë (4′).

Ishte Milan që ia doli ta barazoi rezultatin përmes sulmuesit në formë Ante Rebic, që shënoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit (76′).

Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1.

Me këtë barazim, Milan renditët në pozitën e dytë me 10 pikë, aq sa ka lideri Inter, kurse Juventus ngritët në pozitën e 18-të me dy sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara