Ezequiel Lavezzi është rikthyer në media me një deklaratë tejet interesante.
Ezequiel Lavezzi ka thënë se Napoli dhe PSG, janë dy skuadrat që i ka në zemër, pasi në të kaluarën ka luajtur për të dyja.
“Janë dy skuadrat që i mbajë në zemrën time”, ka thënë fillimisht argjentinasi.
“Natyrisht se do të jetë një ndeshje speciale për mua. Është një ndeshje që të dy skuadrat duan ta fitojnë, në mënyrë që ta kalojnë grupin.
“Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë special, andaj ju dëshironi ta fitoni atë. Ju do të përballeni me skuadrat më të mira në Evropë, kjo e bënë shumë të vështirë dhe emocionale përballjet”, ka shtuar më tej Lavezzi.
Kujtojmë se argjentinasi do të jetë mysafir në përballjen e Napoli – PSG, që do të zhvillohet në ‘Sao Paolo’.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...