Jose Mourinho ka zbuluar se ka biseduar me David De Gean pas paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Arsenalit dhe i ka thënë se është portieri më i mirë në botë.
Manchester United siguroi fitore me rezultat 3 me 1 ndaj “Topçinjve” mbrëmjen e së shtunës në Emirates, megjithëse ata ishin nën presion të madh nga Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Spektakël në Emirates, “Djajtë e Kuq” rrëmbejnë tri pikë ndaj Arsenalit superior
Nikoqirët kishin 33 goditje në gol dhe De Gea shpëtoi portën 14 herë që sipas statistikave nga ‘Opta’, portieri spanjoll ka vendosur një rekord të ri në Premierë Ligë.
“I thash atij pas ndeshjes se ajo që kam parë sot ishte portieri më i mirë në botë”, ka thënë Mourinho për ‘BT Sport’ pas ndeshjes.
“Në ndeshjet të mëdha, portierët duhet të jenë aty për ju dhe kur skuadra ka nevojë. Mendoj se të gjitha përpjekjet e skuadrës sonë ishin të mrekullueshme, me inteligjencë për të luajtur teknikisht dhe për tu përshtatur momenteve në ndeshje”
Pas fitores ndaj Arsenalit, Manchester United do të takohet në Old Trafford me Manchester Cityn vikendin e ardhshëm./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi