Jose Mourinho nuk do të bëhet trajneri i ardhshëm i Juventusit pavarësisht se është miratuar për këtë rol nga Cristiano Ronaldo.
Sky Sport pretendon se ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është jashtë fushës së çmimeve të arritshme nga kampioni në Serie A për shkak se ata kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për të sjellë Ronaldon në Torino verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Fituesit i pesëfishtë i Topit të Artë ishte i përgatitur për të lënë pas të kaluarën me zënka me Mourinhon duke rekomanduar ish trajnerin e tij te Real Madridi te bordi në Juventus.
Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri pasi Massimiliano Allegri ka konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp janë ndër emrat e mëdhenj të përmendur për karrigen e nxehtë te Juve./arbresh.info/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...