Jose Mourinho është i hapur për një rikthim në Manchester United për një periudhë të dytë si trajner pasi ai mendon se ka “punë të papërfunduar” në atë klub.
Trajneri portugez e ka mision që të ketë një tjetër mundësi për ta udhëhequr klubin nga “Old Trafford” drejt lavdisë, shkruan The Daily Mail.
Portugezi shpreson të punojë me bashkëpronarët e rinj të Man United, Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS, të cilët kanë përgjegjësinë për sektorin e futbollit që kur blenë 25 për qind të aksioneve në klub.
Ndërsa Mourinho po kërkon një mënyrë për t’u rikthyer në United, klubi nuk po kërkon një trajner të ri në këtë pikë.
Trajneri aktual Erik ten Hag është në kontratë deri në vitin 2025 dhe ka për detyrë t’i udhëheqë ata drejt ngjitjes në renditje.
Për më tepër, shumë nga lojtarët që Mourinho kritikoi pasi u largua nga Man United janë ende aty, si Anthony Martial, Luke Shaw, Marcus Rashford dhe Scott McTominay.
Mourinho kaloi pothuajse dy vjet e gjysmë në krye të United para shkarkimit të tij në dhjetor 2018. Ai udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt suksesit në Ligën e Evropës, Carabao Cup dhe Community Shield.
Ai është i lirë të marrë një punë tjetër pasi u shkarkua nga Roma në fillim të janarit.
Djajtë e Kuq janë në vendin e nëntë në Ligën Premier dhe tashmë janë larguar nga garat evropiane dhe Kupa Carabao, që do të thotë se shpresa e tyre e vetme reale për trofe këtë sezon është në FA Cup. /Telegrafi/
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...