Jose Mourinho përqafoi çdo lojtarë të Real Madridit pas disfatës që pësoi në UEFA Superligë mbrëmjen e kaluar, por duket që trajneri i Manchester United ka tashmë të përgatitur justifikimet pse skuadra e tij humbi.
Ai shkoi te zyrtarët dhe pretendoi që teknologjia VAR duhet të përdoret në mënyrë të drejtë dhe theksoi gjithashtu që gjyqtari ishte i impresionuar nga Cristiano Ronaldo në fund të lojës duke i dhënë më shumë topin dhe gjuajtje të lira Real Madridit, diçka që edhe i kushtoi Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
“Me një teknologji të mirë VAR rezultati do të ishte 1 me 1”, tha fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
“Mendoj që ata mund të shënonin më shumë gola sesa arritën si dhe ne mund të shënonim më shumë gola sesa shënuam”
“Mendoj që ata kishin një periudhë të dominimit në mes të pjesës së parë. Ne kishim një periudhë të dominimit në mes të pjesës së dytë dhe gjithçka tjetër ishte e balancuar”
“Ne ishim duke luajtur kundër një ekipi me lojtarë fantastik, por ne u përballem me rezultatin thuajse në fund”
“Më pas Cristiano Ronaldo u inkuadrua në fushë dhe gjyqtari dëshiroi të shfaqte respekt për një lojtar të shkëlqyer. Kurdo që Cristiano e kërkonte topin, gjyqtari fishkëllente dhe dhuronte gjuajtje të lirë dhe ndeshja më pas përfundoi”
“Por, ne i dhuruam atyre një luftë të fortë”, shtoi portugezi./arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit