Trepça ’89 ka arritur ta fitojë titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.
Klubi mitrovicas bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke befasuar skuadrat pretendente si Llapi, Pristhina, Feronikeli e Besa.
Më meritori për këtë titull padyshim që ishte sulmuesi nigerian, Oto John.
John arriti të shënoj 27 gola këtë edicion duke u bë golashënuesi më i mirë i ri në histori të futbollit kosovar
“Jam i gëzuar për këtë titull. Nuk ka qenë e lehtë, pasi rruga deri këtu ka qenë sfiduese”.
“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët për përkrahjen”.
“Unë golashënuesi më i ri në Kosovë me 19-vjet? Jam i lumtur për këtë fakt, por nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur ky rekord. Golat e mi kanë ardhur në saje të lojës së mirë edhe të bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar John.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...