Joao Cancelo u huazua gjatë verës nga Manchester City te Barcelona.
Ai ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, shkruan Arbresh.info.
Portugez po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë sezon tek Barca dhe duket se ka rilindur në ekipën e Xavit.
29-vjeçari ka realizuar deri tani 3 gola dhe 2 asiste në ndeshjet e La Ligas dhe Champions League.
Teksa gjatë një intetrviste Joao Cancelo shpreson që katalanasit ta blejnë kartonin e tij në fundin e sezonit.
“Unë kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës. Jam rritur duke parë ndeshjet e Barçës. E pata të lehtë të përshtatesha, sepse e dua këtë klub, dëshira ime ishte të vija te Barcelona. Shpresoj të mbetem këtu edhe pas përfundimit të huazimit”, ka thënë Joao Cancelo.
Cancelo është lojtari i Manchester City nga viti 2019 kur u tranferuar nga Juventusi, por ai ishte huazuar edhe tek Bayerni për një sezon./Arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...