Google ADS

Jo në Barcelonë, Messi mund ta vazhdojë karrierën e tij në Arabi

10:09 | 30 Maj 2023

Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe dëshiron të kthehet te Barça.

Ishte ky lajmi që qarkulloi dje nëpër media, pos si duket as ky lajm nuk ësht i vërtetë, kjo pasi sot mediat spanolle kanë shkruar se Messi mund ta vazhdojë karrierën e tij në Arabi apo në SHBA.

Al Hilal i ofron argjentinasit kontratën më të vlefshme në historinë e sportit. Nëse e pranon ofertën, Messi do të arkëtojë 1.2 miliardë euro për dy vjet.

Në anën tjetër, David Beckham dhe klubi i tij Inter Miami nuk mund t’i ofrojnë një rrogë të tillë, por i ofrojnë disa përfitime të tjera, që ai të fitojë përmes projekteve të ndryshme në të cilat do të përfshihej në rast se do të shkonte në ligën amerikane MLS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale