Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte beson se klubi dobësoi skuadrën me lëvizjet e bëra në afatin kalimtar të janarit.
Klubi londinez siguroi dyshen Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevksi nga Juventusi, por gjithashtu la të largoheshin lojtarë si Bryan Gil, Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso dhe Dele Alli.
Duke folur me mediumin Sky Sport Italia, Conte iu referua atyre largimeve, duke thënë se ai priste më shumë nga klubi në afatin kalimtar të janarit.
Ajo që ndodhi në janar nuk ishte e lehtë. Ne humbëm katër lojtarë në janar, katër lojtarë të rëndësishëm për Tottenhamin dhe sollëm vetëm dy”, ka thënë fillimisht Conte.
“Pra, edhe në aspektin e numrave, në vend që ta përforconim skuadrën, ne në letër e dobësuam atë”.
“Bentancur dhe Kulusevski janë lojtar perspektiv për Tottenhamin, sepse Tottenham po kërkon lojtarë të rinj që mund të zhvillohen dhe rriten, jo lojtarë që janë gati. Kjo është çështja”, përfundoi trajneri italian.
Spurs momentalisht renditen në pozitën e tetë në Ligën Premier me 36 pikë apo shtatë më pak se vendi i katërt, por me tri humbje radhazi në kampionat, do ta kenë të vështirë të arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord