Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Prince Caffe Superligë, apo rrethi i tretë i garave të elitës.
Dy prej ndeshjeve të kësaj jave do të zhvillohet këtë të shtunë.
Takimi i parë do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, mes Pejës dhe Rahovecit, nga ora 17:00.
Pejanët kanë pasur një rënie në xhirot e fundit, sidoqoftë, renditen në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse “Vreshtarët” janë në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje.
Përballja e dytë për ditën e sotme është ajo mes Vëllaznimit dhe Trepçës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Shani Nushi”.
Gjakovarët në elitë kanë tetë fitore e 12 humbje, ndërsa mitrovicasit numërojnë 11 fitore e nëntë humbje. /GE/
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini