Japonia mundi Spanjën në finalen e madhe të Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, duke marrë titullin e lakmuar mes festës dhe lotëve të gëzimit të sportisteve aziatike.
Vetëm 15 ditë pasi kishte humbur ndaj të njëjtit kundërshtar në fazën e grupeve, formacioni ishullor dominoi ndaj atyre iberike me shifrat 3-1.
Hinata Miyazawa, Saori Takarada dhe Fuka Nagano ishin autoret e golave për përfaqësuesen japoneze të femrave, në triumfin e parë të këtyre përmasave në historinë e futbollit.
Anglia, ndërkohë, siguroi medaljen e bronzit në turneun e zhvilluar në Francë, duke mundur me penallti ekipin pritës.
Futbollistet transapine u dorëzuan nga pika e bardhë e 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës