Në vigjiljen e ndeshjes së parë mes Mlada Boleslav dhe Skënderbeut, skuadra vendase është forcuar me lojtarë cilësorë.
Korçarët do të synojnë të marrin të paktën barazimin në udhëtimin e kësaj të enjteje në Europa League, për të bërë një tjetër hap drejt fazës së grupeve, por çekët kanë besim te fitorja.
Nikolai Komlicenko, sulmuesi 22-vjeçar i ardhur në huazim nga skuadra ruse e Krasnodarit, është futur me shpejtësi në listën e UEFA-s dhe pritet të jetë në formacion ndaj shqiptarëve, transmeton Top Channel.
Por, nuk është vetëm kaq. Mlada Boleslav ka rikthyer në ekip për dy ndeshjet ndaj Skënderbeut edhe portierin 19-vjeçar Martin Jedlicka. Iu shtua kontingjentit të stafit teknik edhe sulmuesi Eli Babalj që deri pak javë më parë ishte në radhët e skuadrës australiane, Adelaide United.
Ndërkohë, pas peripecive burokratike me vonesën e ambasadës për vizë çeke, sulmuesi James Adeniyi u pajis me lejen për të hyrë në shtetin e Bashkimit Evropian. Ai do të jetë një zgjedhje më shumë për trajnerin Daja të enjten në mbrëmje, duke konsideruar mungesat e Vujovic dhe Lilajt.
Mlada do të luajë ndaj Skënderbeut të enjten në orën 18:00 në stadiumin “Mestsky”, me një kapacitet modest 5.000 njerëz.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...