PSG-ja në mëngjes vendosi ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel shkaku i rezultateve negative, por ende nuk e ka bërë zyrtare.
Pavarësisht që gjiganti francez është vetëm një pikë larg liderit dhe është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, PSG nuk ka besim të Tuchel, andaj e shkarkoi, transmeton lajmi.net.
Sipas La Parisien, gjiganti francez tani duhet të paguajë shtatë milionë euro për trajnerin dhe stafin e tij, që kishin edhe gjashtë muaj kontratë.
Pos Tuchel, edhe një pjesë e stafit si asistentët Zsolt Loë dhe Arno Michels, trajneri i fitnesit Rainer Schrey kanë vendosur të largohen.
Tani si pasuesi i Tuchel shihet Mauricio Pochettino dhe në ditët në vijim gjithçka mund të bëhet zyrtare.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...