Real Madrid beson që sulmuesi Eden Hazard do rikthehet në shkurt, pasi është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë.
Hazard u lëndua në ndeshjen ndaj PSG-së dhe lëndimi i cili e ka mbajtur jashtë fushë që nga 26 nëntori, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, belgu mund të luajë në javën tjetër ndaj Sevillas, ndërsa sipas Marca shërimi i plotë i ish-yllit të Chelseas pritet të ndodhë në muajin shkurt.

Kjo do të thotë që Hazard do jetë i gatshëm të luajë kundër Manchester Cityt në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Sot (e diele) Real Madrid do përballet me rivalin lokal Atletico Madrid në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës, përballje e cila fillon në ora 19:00./arbresh.info.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...